Rezultatet e para për Lipjanin: Imri Ahmeti prin me mbi 50%
Publikuar:
(17.10.2021 20:41:20)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për zgjedhjet lokale të mbajtura sot dhe sipas rezultateve fillestare, në Komunën e Lipjanit, edhe për një mandat pritet të udhëheqë Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar aktual.
Sipas rezultateve fillestare, Ahmeti ka marrë 55.14% të votave.
Ndërsa, i dyti është Adnan Rrustem i Lëvizjes Vetëvendosje me 22,66%.
Në vendin e tretë është Hyzer Rizani i Partisë Demokratike të Kosovës me 19.67% të votave.
Në këtë komunë deri tani janë numëruar mbi tetë mijë vota apo 13.41 për qind./SHQIP.com
