Lajme

Rezultatet e deritanishme, PS-ja me 10 bashki

Ka përfunduar numërimi i votave në 10 bashki të Shqipërisë, ndërsa vijon në 51 të tjera.

PS-ja ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tre bashki Pukë, Has, Memaliaj.

PS kryeson në 50 bashki, kryesisht qendrat e qarqeve.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Ndërkohë, vijon procesi në bashkinë më të madhe të vendit, Tiranë. Deri më tani janë numëruar rreth 16% të kutive të votimit. Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 23713  vota (54.92%), ndjekur nga kandidati Këlliçi i cili ka 14965 vota. Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1933 vota dhe Arlind Qorri me 2168 vota.

/Shqip.com