Rezarta Shkurta reagon pas arrestimit të Elsa Lilës në operacionin antidrogë

Një operacion antidrogë i policisë italiane në jug të Romës, ka vënë në pranga 13 persona.
Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila.
Lidhur me rastin, të shumta kanë qenë reagimet që u bënë në internet nga të famshmit shqiptarë.
Një të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila thekson se Elsa është një artiste e madhe të cilën e ka dashur gjithmonë.

“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngë me Pirron e kap tersi me ligjin. Shaka”, ka shkruar ajo në një postim.
“Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim ditën me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit”, ka thënë Shkurta.

Mes të arrestuarve është edhe boksieri, Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.
Emri i këtij të fundit doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.