Lajme

Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 3 maj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë më 3 maj në ora 10:00.

“Shihemi më 3 maj, në orën 10:00”, tha ai.

/Shqip.com