Ekonomi Biznes

Revista ‘Lonley Planet’ artikull për Shqipërinë: 9 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët!

Revista e njohur “Lonley Planet” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë ku ka propozuar 9 destinacione për t’u vizituar në vendin tonë.

Thethi, Korça, Gjirokastra, Dhërmiu, Përmeti, Shkodra, Lini, Saranda dhe Porto Palermo janë nëntë destinacionet e propozuara si perlat e turizmit shqiptar.

Artikullin e ka postuar në Facebook, kryeministri Edi Rama i cili e quan një super promovim të vendit në prag të vitit 2024.

Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjiozja e udhëtimeve “Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës “Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”– shkruan Rama.

/Shqip.com