Lajme

Reuters: Propozimi i BE-së, pa njohje reciproke

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”, ka raportuar se propozimi i ri i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por vetëm normalizim të marrëdhënieve.

Një diplomat në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë se palët do të kenë një afat kohor të qartë të veprimeve dhe se BE-ja pret që dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, në më pak se një vit.

“Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale… Nuk është njohje e plotë…por është një normalizim i plotë. Marrëdhënieve. Pasi i dëgjuam të dyja palët, e ripërpiluam propozimin”, tha diplomati.

Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh – kur dhe si duhet të ndodhin gjërat,” thanë ata.

Diplomati i kërkoi Prishtinës dhe Beogradit “të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv dhe të fokusohen në arritjen e përparimit të pakthyeshëm në normalizim”.

/Shqip.com