Lajme

“Retorika të mos kthehet në ligje për të na kontrolluar”, Shalsi: Altin Dumani nuk është i shqetësuar nga “grupi i punës”

Deputeti socialist, Eduard Shalsi iu përgjigj deklaratës së kreut të SPAK, duke u shprehur se Altin Dumani ‘nuk është i shqetësuar’ për grupin e ri të punës të propozuar nga socialistët, pasi “e di mirë rolin e parlamentit”.

Përgjigja erdhi pasi Dumani deklaroi nga Shkodra se “problemi është nëse retorika politike kthehet në diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar”.

Shalsi sqaroi se Parlamentit nuk do t’i shtohet asnjë funksion i ri, por do të krijohet një komision përmes një grupi informal pune.

Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Në Shqipëri ishte e domosdoshme sistemi i ri drejtësie. Unë nuk mendoj që z.Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet. Edhe z. Dumani e din mirë rolin e parlamentit dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë. Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji. Ajo që duam të bëjmë, përmes një grup informal punë, duke krijuar një koncept si e shohin punë e parlamentit. Për anëtarësimin në BE, Kuvendit i duhet një punë voluminoze.

Nuk kemi të bëjmë me masën, por me cilësinë e raporteve, me një azhornim të sfidave të reja që lindin nga ky proces. Nuk do të shpikim komisione fantazmë, Kuvendi rolet i ka të qarta. Në duam nivelin e parlamentit ta ngremë një stad i ri. Ne mendojmë që një proces të jetë i suksesshëm do patjetër të përfshijë opozitën”, tha ai.

I pyetur se me cilën opozitë do të bashkëpunohet, Shalsi tha “është pyetje 1 miliard dollarshe”.

Pyetjes 1 mln dollarëshe cilën e opozitë, nuk di të them. Deputetët e opozitës i kemi dhënë gjithë hapsirën për të propozuar, debatuar, pjesë e inciativave. Ka gjëra që nuk biem dakord mi qeverinë, po debatojmë një ligj të rëndësishëm, që puna jonë të jetë cilësore, niveli i ekspertizës të jetë shumë më i lartë, për më tepër me sfidat që do ndeshemi.

Ka ardhur koha të rivlerësojmë punën e kuvendit, sot jemi më të pjekur me të maturuar dhe çfarë leksionesh që kemi nxjerrë. Në rastin konkret, jemi të përgjegjshëm për çfarë bëjmë vet. Unë e kam filluar jetën parlamentare ne opozitë, nuk do të bëjmë ato shfaqe dhe atë mënyrë sjellje që maxhoranca e dikurshme ka bërë për ne. Aty brenda ka disa zëra racional. Synimi final është përmirësimi i punës së kuvendit për shkak të kontekstit europian.

Pas asaj që i ndodhi koleges Açka kanë frikë të flasin dhe të ulen se nuk dinë reagimin, si ai reagimi harbut i kolegut të tyre. Ka disa vendime të gjykatës Kushtetuese, eja ti sqarojmë për të përmirësuar punën e komisoneve hetimore. Sot kemi një rregullore, zërat racional brenda opozitës, nga frika e reagimit të kolegëve të tyre nuk marrin pjesë.

Ne jemi thirrur për të qeverisur, jo për ta mbajtur status quo. Po bëhet fjala për strukturën organizative dhe vlerësimin e punonjësve. Kuvendi të jetë financiarisht i pavarur, siç e kanë Kuvendet e botës, do të jetë edhe kjo pjesë. Parlamentet moderne nuk varen nga qeveria, pjesë e diskutimit do duhet të jetë edhe kjo gjë. A duam apo nuk duam ta fuqizojmë rolin e parlamentit, të gjithë thonë po, por si do ta bëjmë. Kemi nevojë për shumë aktorë”, tha Shalsi.

/Shqip.com