Reshjet e borës, policia apelon për kujdes
Publikuar:
(07.02.2022 22:48:11)

Policia e Kosovës ka apeluar të qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion pas vështirësive të paraqitura nga reshjet e borës.
PK nga njoftimi kanë thënë se bora mund të paraqet edhe rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.
“Policia e Kosovës kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se angazhimet janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet./Shqip.com