Reperi Fero bën tatuazh për mikun e tij pas tragjedisë
Publikuar:
(01.06.2022 17:46:27)

Pas vrasjes së Gazmend Hysenit apo ndryshe i njohur si Strella, reperi i njohur Fero ka bërë tatuazh për nder të tij.
Reperi ka bërë tatuazh në gjoks nofkën e tij.
Tatuazhi shihet shumë qartë i shkruar “King Strella” pasi ka përmasa goxha të mëdha.

Tatuazhin Fero e ka ndarë me ndjekësit në Instagram në orët e hershme të mëngjesit.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Ferizaj para dy ditësh, Qëndrim Januzajt i dyshuar për vrasjen e Strellës i ka shqiptuar 1 muaj paraburgim./Shqip.com