Reperi Dutchavelli konvertohet në musliman
Publikuar:
(02.08.2022 10:49:38)

Reperi i njohur botëror Dutchavelli që nga dje ka arsye të fortë për tu komentuar në mediat rozë.
Dutchavelli i cili është i njohur edhe në trojet shqiptare dje ka ndërruar religjion, ai është konvertuar në fenë islame.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi ku ka postuar një foto në Instagramin e tij nga xhamia në Dubai.

Tutje fansat e reperit kanë postuar një video ku reperi shihet duke bërë konvertimin e tij.
Theksojmë se Dutchavelli ka mbajtur kohët e fundit mbrëmje muzikore edhe në Kosovë, madje ai ka edhe një bashkëpunim me reperin Noizy.
Nuk dihet nëse vizitat e shpeshta në Kosovë kanë ndikuar që reperi të marrë këtë vendim të rëndësishëm jetësor./Shqip.com