Reka e demanton Vuçiqin për “ç’njohjen” e Kosovës nga Maldivet
Publikuar:
(12.01.2023 18:02:36)

Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka ka demantuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me mundësinë e “ç‘njohjes” sw pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Maldiveve.
Kjo pas një takimi me ambasadoren Thilmeeza Hussain- Përfaqësuesen e Përhershme të Maldiveve në OKB dhe Ambasadore e Maldiveve në SHBA.
“Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Asnjë ndryshim në marrëdhëniet diplomatike, të vendosura që në vitin 2009”, ka shkruar Reka.
Disa ditë më parë, presidenti i Serbisë kishte deklaruar se nëntë shtete kishin vendosur që të tërheqin njohjen e Kosovës.
Kjo deklaratë e tij ishte demantuar edhe nga ana e MPJ-së së Kosovës.
/Shqip.com