Lajme Botë

Regjistrohet rasti i parë me “Omicron” në SHBA

Anthony Fauci

Një person nga Kalifornia është regjistruar si rasti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është identifikuar me variantin “Omicron”, transmeton Shqip.com.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Anthony Faucci, tha se i infektuari i parë ishte kthyer nga Afrika e Jugut.

Tutje, Faucci ka bërë të ditur se i infektuari me “Omicron” ishte i vaksinuar kundër COVID-19 dhe se nuk kishte marrë dozën e tretë përforcuese, e se po përjetonte simptoma të lehta, raporton AP.

“E dinim se ishte çështje kohe para se rasti i parë me Omicron të detektohej në SHBA”, ka thënë Fauci.

Po ashtu, ai shtoi se shëndeti i të infektuarit po përmirësohej si dhe theksoi rëndësinë e marrjes së dozës përforcuese.

Ndërkaq, SHBA-ja po merr hapa shtesë anti-COVID’19 për udhëtarët nga jashtë, duke kërkuar testime pavarësisht vaksinimit./SHQIP.com