Regjisorja Basholli: Ndihem falënderuese për ekipin e filmit “Zgjoi”

Tashmë kanë filluar votimet për nominimet e çmimit “Oscars”.
Që nga 27 janari, votimet do të vazhdojnë deri më 1 shkurt.
Në listën e ngushtë për nominimet e “Oscars”, ndodhet edhe filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit.
Basholli, ka vendosur që përmes një postimi në Facebook, t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mbështetësit e saj gjatë kësaj kohe.
Ajo thotë se ndihet falënderuese për faktin që ka takuar Fahrije Hotin dhe të gjitha gratë e Krushës.

Postimi i plotë i regjisores.
Po ndihem shumë falënderuese sot për shumë arsye:
1. Për fatin që kam pasë me taku një zonjë inspiruese si Fahrije Hoti dhe gjitha gratë e Krushës;
2. Për ekipin e mrekullueshëm të filmit Zgjoi, pa punën e bukur të të cilëve ky film nuk do të ishte aty ku është sot;
3. Për familjen time të dashtun;
4. Për krejt shqiptarët kudo që janë që na kanë mbështetë me zemër e nuk na kanë lënë vet;
Faleminderit e shumë dashni për krejt juve!