Kulturë Kino

Regjisori nga Kosova ftohet që të jetë pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

Regjisori dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e QKK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jam i gëzuar dhe nderuar t’i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtë në projekte të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin artit e kulturës së filmit, mbrojtjen dhe festimin e trashëgimisë kinematografike, si dhe edukimin e audiencave në vend dhe Evropë”, ka thënë ai.

Çitaku i është bashkuar QKK-së në janar të vitit 2019 dhe nga korriku 2021 e udhëheqë institucionin qendror të filmit.

/Shqip.com