Lajme

Refuzohet mocioni i mbrojtjes së Thaçit për mundësi hetimore unike për 8 diplomatët

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendim me anë të së cilit, ka refuzuar mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, me anë të së cilit kishte kërkuar mundësi hetimore për dëshmitarët ndërkombëtar.

Steve Bennet, Wesley Clark, Jock Dovey, Michael Durkee, Daan W. Everts, Bernard Kouchner, Wiilliam Walker dhe një diplomat tjetër që i është redaktuar emri, janë  dëshmitarët për të cilët mbrojtja e ish-presidentit Thaçi kërkoi mundësi hetimore unike.

Rregulli 99 parashikon se hetimi duhet të paraqesë një mundësi unike sepse provat mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq.

Rreth 4 javë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai ka konkluduar se vazhdon të ekzistoj rreziku që Thaçi të arratiset, pengojë procedurat e kryej krime të tjera.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/Shqip.com