Lajme

Reforma Zgjedhore, Basha: Vlerësoj thirrjen e OSBE/ODIHR, palët të ndalin lojërat politike

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së OSBE/ODIHR të cilët inkurajojnë partitë politike për të çuar përpara Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetin social “X”, Basha shkruan se palët politike duhet të heqin dorë nga interesat vetjake.

Reforma Zgjedhore, shkruan Basha duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e shqiptarëve.

“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre“, shkruan Basha.

Lexo edhe:
Reforma Zgjedhore, OSBE/ODIHR thirrje politikës: Angazhohuni për konsultime të hapura

/Shqip.com