Recetë Syfyri – Omlet me Spinaq dhe djath Feta
Publikuar:
(12.04.2022 23:34:56)

Përbërësit për 1 person:
2 vezë
Gjysmë lugë gjalpë
1 pjatë spinaq
Vaj ulliri
Gjysmë domate e grirë
Djathë Feta

Përgatitja:
Thyeni dy vezët dhe hidhni kripë e piper teksa po bëni këtë. Shkrini gjalpën në një tigan në temperaturë mesatare.
Shtoni spinaqin në këtë tigan dhe fërgoni.
Hidhni vezët e përziera në po të njëjtin tigan më pas me gjentilesë tërhiqni nga mesi pjesën e vezëve të fërguara në mënyrë që në hapësirë të kalojë sasia e vezëve që mbeti pa fërguar duke formuar kështu valë omleti. Fërgoni edhe pak duke lënë pak të lëngshëm mesin e omletit. Shtoni sasinë e domateve dhe djathin Feta të copëtuar. Gjysmën e omletit më pas e bëni palë mbi gjysmën tjetër duke hedhur edhe pak djathtë feta dhe jeni gati për servim./SHQIP.com