Receta e iftarit: Mish viçi me pana dhe këpurdha
Publikuar:
(02.04.2022 15:31:26)

Përbërësit e nevojshëm:
200 gr mish viçi
100 gr kërpudha
1 lugë gjelle gjalpë
100 ml pana
kripë
vaj ulliri

Përgatitja:
Merrni mishin e viçit dhe kaloni në miell. Skuqni gjalpin në një tigan me pak vaj ulliri. Dhe më pas vendosni për të skuqur mishin. Hidhini kripë sipas dëshirës.
Më pas i shtoni kërpudhat. Pas 5 minutash i shtoni edhe panën.
I trazoni mirë dhe në fund e shërbeni të ngrohtë./SHQIP.com