Reagon Grenell pasi Kosova nuk u ftua nga ShBA-ja në Samitin për Demokraci

Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me mosftesën e Kosovës në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Sipas Grenellit, Bideni po e përbuzë Kosovën dhe Serbinë duke luajtur politikë në rajon.
Ndërsa, për ish-presidentin amerikan, Donald Trump, ka thënë se “kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit”.
“Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.
Biden snubs Kosovo and Serbia. He reverts back to playing politics in the region.
Trump cares deeply about the people of the Balkans. He rejected the politicians’ games of the last 20 years and instead pushed for job creation and economic development.
Jobs not politics! https://t.co/Vaq8R6yt9S
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 6, 2021
Kosova ka mbetur jashtë listës me 100 shtete të cilat janë ftuar nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkë me Kosovën, jashtë kanë mbetur edhe Serbia dhe Bosnja./SHQIP.com