Pyet Bajrami pas lajmërimit të Ramës se Kurti pranoi Asociacionin: Qeveri ku është transparenca?
Publikuar:
(26.10.2023 17:46:49)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel.
Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin.
Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke ironizuar ka thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.
“Qeveria e 51%, a e din çka është transparenca? Po ju kuptojmë, duhet kreativitet tash me tregu çka keni pranu”, tha ajo.
/Shqip.com