Rozë

Reagon ashpër Vedati ndaj BBVK pas finales

Aktori i njohur Vedat Bajrami, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit Post Big Brother VIP Kosova.

Këtë e ka treguar vetë udhëheqësja e emisionit, Elita Rudi, e cila tha se ai nuk ka pranuar të marr pjesë.

Mirëpo, si duket Vedati ka hatërmbetje ndaj BBVK.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram, sondazhet para finales, e që shihet se shumicën e votave i kishte marrë ai.

“I popullit jam dhe do të mbetem gjithmonë në zemrat e tyre”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka ripublikuar përkrahjen e miqve të tij, teksa e shohin fitoren e Stresit si jo të vërtetë.

/Shqip.com