Rasti i sulmit ndaj të moshuares në Pejë, suspendohen katër infermiere
Publikuar:
(02.11.2022 17:02:56)

Rezidenca për të moshuarit në Pejë “Orenda”, ka suspenduar katër infermiere për rastin e sulmit ndaj një të moshuare.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook rezidenca ka njoftuar se infermierja A. P suspendohet pas ushtrimit të dhunës ndaj të moshuarës në kohën e kujdestarisë.

Ndërsa, sipas njoftimit, A.R, R.K dhe G.N, thuhet se kanë qenë në ndërrim bashkë më të dhe nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy punonjoëse në lidhje me rastin.
/Shqip.com