Lajme

Rashiq: Kishte përpjekje për vrasjen e të rinjve në Shtërpcë

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq ka thënë se të shtënat ndaj dy të rinjve, njëri 11 dhe tjetri 21 vjeç, në Gotovushë të Shtërpcës kishin për qëllim vrasjen e tyre.

“Unë udhëhiqem nga ajo që shkruhet në aktakuzë, se është tentativë për vrasje dhe kështu do të mbetet. Ajo që nuk është mjaft e qartë është gjuajtja e dytë. Edhe para kësaj ka qëlluar në ajër. Nuk kam asnjë dyshim se i ka qëlluar fëmijët me dashje dhe tentativë për vrasje. Ajo që zbulova gjithashtu ishte se autori kishte një histori të dhënies së disa deklaratave të papërshtatshme. Për më tepër, do të doja që kolegët e tij të thirreshin për të dëshmuar për sjelljen e tij të përgjithshme, shprehjen e nacionalizmit”, ka thënë Rashiq për mediumin serb Nova.

Megjithëse ka thënë se gjatë tërë kohës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, ai ka shprehur indinjatën me policinë, pasi sipas tij, reagimi i forcave të rendit ishte i ngadaltë, por ka thënën se mund të jetë suksese i vitit të policisë, pasi që për një kohë të shkurtë, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë autorin.

Rashiq ka shprehur besimin tek gjyqësori se do të marrë vendimin e drejtë, ani se thotë se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve janë në pikën më të ulët.

Edhe Rashiq ka thënë se për realizimin e protestës në Shtërpcë, Lista Serbe solli njerëz me autobus, kurse atë që u mbajt në Mitrovicë e quajti sipërfaqësore.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për Azem Kurtajn, i cili dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë  njëri 11 dhe tjetri 21 vjet.

/Shqip.com