Raportohet se personi që u gjet pa shenja jete është vëllai i kryetarit të Istogut
Publikuar:
(24.03.2024 18:52:10)

“RTV Fontana”, medium lokal i Istogut, raporton se personi që u gjet pa shenja jete sot në varrezat në Gurakoc është vëllai i kryetarit Ilir Ferati.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa me zbardhjen e rrethanave të vdekjes po merret policia dhe prokuroria.
RTV Fontana ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.
/Shqip.com