Lajme

Raportohen 5 raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm dje në Kosovë.

Në Deçan është arrestuar një person, pasi i njëjti e ka kanosur gruan e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Deçan 26.06.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Istog është arrestuar një person pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshje. Më pasi ai është liruar në procedurë të rregullt, sipas vendimit të prokurorit.

“Istog  26.06.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

E  në Gjakovë një grua ka njoftuar se burri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Edhe ky me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 25.06.2024-23:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e 24 orësh të policisë.

Ndërsa në Malishevë një grua nga Maqedonia e Veriut ka raportuar se në vazhdimësi është duke pasur dhunë psikike nga një grua dhe një burrë. Rasti është duke u hetuar.

“Malishevë 26.06.2024-NN. Viktima femër shqiptare shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga dy të dyshuarit, në femër dhe një mashkull kosovar . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

E në Gjilan u arrestua një burrë pasi kishte kanosur një grua. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 22-25.06.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

/Shqip.com