Ramë Lahajt i vdes nëna 2 orë para koncertit në Prishtinë

Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur se i ka vdekur nëna e tij, gjatë kohës sa ai ishte duke performuar në koncertin e paralajmëruar të mbahej në Prishtinë, njofton Shqip.com.
Ai para publikut tha se nuk kishte mundësi të interpretonte as 1/3 e programit të planifikuar, pas lajmit të trishtë që mori.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para publikut.
Të shtunën e 7 gushtit, ishte parapara që nga ora 20:30 të mbahej koncerti “Rame and Friends”, në të cilin do të performonin edhe shumë nga artistët e njohur.
Koncerti ishte planifikuar të ketë një hapësirë me kapacitet prej dy mijë e 500 personave. /Shqip.com