Ramë Lahaj pas ngjarjes tragjike në Kroaci: Atë ditë përcolla vëllanë për në Gjermani, isha i tmerruar
Publikuar:
(26.07.2021 15:30:00)

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, thotë se ngeli i tronditur me të dëgjuar për rastin tragjik ku humbën jetë 10 persona nga Kosova në Kroaci.
Ai ka thënë së ditën e djeshme ai ka përcjell vëllain e tij për në Gjermani.
“Dje me mëngjes e përcolla vllaun e dytë për Gjermani. Një natë me parë u mundova me i sqarua pak muhabet, ia shtrova një darke, i këndova disa kënge që i ka për qefi – se e kishe shkrumu malli që një vjet”, tha ai.
Tenori ka thënë së më ta marrë vesh lajmin e aksidentit ka thirrur vëllain e tij për ta vërtetuar që është mirë.

10 persona kanë vdekur në një aksident trafiku ku nja autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci./SHQIP.com