Kulturë

Ramë Lahaj me koncert në Dubai, për nder të Pavarësisë së Kosovës

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, po vazhdon të shënoj suksese në botë duke prezantuar kulturën kosovare.

Së fundmi, Lahaj, për nder të Pavarësisë së Kosovës, do të prezantoj Kosovën në ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.

Kjo është bër e ditur nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të  gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë” thuhet në njoftim.

Ramë Lahaj, njëherësh Ambasadori i Kulturës, do të mbajë koncert më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).

“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 .”, ka shkruar Hajdari.

Kurse sipas njoftimit, ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Was Plaza në Dubai.