Lajme

Rama takohet me themeluesin e Binance

Kryeministri Edi Rama është takuar me pronarin dhe drejtuesin e ‘exchange’-it më të madh në botë për kriptomonedhat, Binance, Changpeng Zhao.

Takimin e pasqyroi përmes postimi në Twitter, vetë themeluesi i Binance.

“Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama.

Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkroi Zhao krahas fotos që ka publikuar me Ramën.

/Shqip.com