Lajme

Rama: Shumë shpejt Veterniku me Qendër të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka parë nga afër punimet sot tek Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik.

Rama, ka thënë se së shpejti banorët e kësaj zone do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre brenda lagjes.

“Një ndër prioritetet tona është rritja e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Kryeqytet. Prandaj, jemi të fokusuar që sa më shpejt të përfundojmë ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.

Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, pamë nga afër punimet dhe jam i lumtur të ju informoj se shumë shpejt edhe banorët e Veternikut do të kenë mundësi të marrin shërbime brenda lagjes së tyre.”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke shikuar punimet në Qendrë e Mjekësisë Familjare në Veternik

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Prishtinës, ka njoftuar se hapësirat publike të Prishtinë tani e tutje do të mbikëqyren nga kamerat.

Ky vendim kishte ardhur si shkak i dyshimit për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare në një park të kryeqyteti disa ditë më parë nga pesë persona./Shqip.com