Rama: Shqiptarët në Kretë dhe Rodos pajisen me pasaporta pranë vendbanimit
Publikuar:
(31.05.2022 12:28:26)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishuj Kretë e Rodos.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se tani e tutje shqiptarët kursejnë kohë dhe para pa qenë nevoja të udhëtojnë në Athinë apo vendlindje.
“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, ka shkruar Rama.
Ai gjithashtu ka shpërndarë disa fotografi nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi./Shqip.com



