Lajme

Rama publikon pamje të Qendrës për Trajtimin e Kafshëve dhe pyet: A po ju besohet?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Qendra për Trajtimin e Kafshëve është në përfundim e sipër.

Ai ka shkruar se kjo qendër do ta ketë në fokus trajtimin e qenve endacak.

“A ju besohet?

Qendra për Trajtimin e Kafshëve (me fokus në 🐕 endacak) gati u përfundua”, ka shkruar Rama në Facebook.

Përndryshe, numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka patur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

Njëra ndër pengesat për trajtimin e këtij probemi, ishte edhe se komunat nuk kishin buxhet të mjaftueshëm për ta trajtuar këtë problem në vete.

/Shqip.com