Lajme

Rama: Policia ta shuaj dilemën për Ervis Martinajn nëse u vra ose jo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me rastin e personit më të kërkuar në Shqipëri, Ervis Martinajt.

Sic ka raportuar Tch, Rama këtë ja tha Policisë së Shtetit pas prezantimit të drejtorit të ri të Policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Rama tha se në drejtimin e e Muhamet Rrumbullakut, Policia e Shtetit duhet ta shuaj dilemën e Ervis Martinajt nëse është vrarë dhe nëse jo ai duhet të gjendet dhe t’i dorëzohet drejtësisë.

“Policia nuk di ende ta thotë ‘ore u vra apo nuk u vra’. Kush e ka penguar ta thotë? Kjo dilemë duhet të marrë fund sa më parë. Nëse i  kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që është vrarë, ose të gjendet dhe t’i jepet drejtësisë”- tha Rama në fjalën e tij”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama ka thënë se si është e mundur që Policia e shtetit ende nuk ka përgjigje për fatin e njërit prej figurave me të larta të krimit të organizuar në Shqipëri./Shqip.com