Rama për vdekjen e Tina Turner: Sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm
Publikuar:
(24.05.2023 22:03:49)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e legjendës së muzikës Rock, Tina Turner.
Rama ka thënë se me vdekjen e Turner sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm.
““You’re simply the best, better than all the rest…”. Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm. Pusho në paqe”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
/Shqip.com