Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale: Do e çojmë përpara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që pavarësisht kritikave dhe zërave kundër ta dërgoi përpara projektligjin për amnistinë fiskale.
Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, amnistia fiskale do të ndikojë në luftën ndaj pastrimit të parave.
“Ne kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike, do të vazhdojmë të bëjmë edhe një tjetër. Ne jemi të vendosur për ta çuar përpara projektligjin, por duam që të kemi sa më shumë opinione, të ballafaqojmë sa më shumë kritikat me faktet dhe faktet me burimet e kritikës dhe kjo është arsyeja pse në fakt përgatitja për projektligjin ka zgjatur gati 3 vjet”.
Ai ka thënë se ndërkohë që paragjykimin se amnistia është kushtetuese, “aministinë e bënë vendet e tjera, por Shqipëria… shiko se Shqipëria”, këtë nuk e pranojmë as nga BE, as nga SHBA, as nga hëna”.
Rama foli edhe për sulmet kibernetike, ku tha se 2 shtete janë të dyshuara për këto sulme në platformat e qeverisë shqiptare./SHQIP.com