Rama njofton mbledhjen e qeverisë, detyrat për ministrat
Publikuar:
(04.01.2024 18:39:43)

Vitin e ri 2024 kryeministri Edi Rama pritet që ta nisë me një mbledhje të kabinetit qeveritar.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet më 9 janar ndërsa pritet që të bëhet një bilanc për vitin që lamë pas si dhe të vendosen objektivat për 2024.
Tashmë është bërë traditë që Rama e nis vitin me një mbledhje me kabinetin, para mbledhjes zyrtare të Këshillit të Ministrave.
/Shqip.com