Lajme

Rama: Nisin punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kanë filluar punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”.

Sipas tij, me këtë projekt i jepet fundi pritjes shumëvjeçare të banorëve për eliminimin e kundërmimit në këtë lagje.

Po ashtu, Rama përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se, ky planit dinamik kolektori do të lidhet në një afat të shkurtër me anën tjetër të rrugës “Jim Xhema”.

Postimi i plotë:

Superlajm për Kryeqytetin!

👷‍♀️👷‍♂️Jam shumë i lumtur që nisëm punimet në ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”, një nga projektet më të rëndësishme për banorët e kësaj zone.

Me këtë projekt po i japim fund pritjes shumëvjeçare të banorëve për eleminimin e kundërmimit në këtë lagje. Përveç kësaj sipas planit dinamik kolektori do të lidhet në një afat të shkurtër me anën tjetër të rrugës “Jim Xhema”.

Bashkë me drejtorët, Krenar Xh Xhaferi, Arber Sadiki dhe Doruntinë E. Maloku, inspektuam punimet të cilat po zhvillohen me ritëm të shpejtë në ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”.

Kam premtuar dhe po bëhet realitet.

/Shqip.com