Rama nënshkruan kontratë për vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë
Publikuar:
(18.01.2022 14:06:26)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ka nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kjo kontratë përfshinë zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin e tyre.
Po ashtu, i pari i Prishtinës premtoi se do të punojnë në zgjidhjen afatgjate të problemit me qenë endacakë.
“Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.
Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj”, shkroi ndër tjerash ai./SHQIP.com