Rama: Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme
Publikuar:
(05.01.2023 15:30:10)

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në prill të këtij viti do të mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.
Siç ka theksuar kreu i qeverisë, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur kryesisht kategoritë më në nevojë.
“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.
Siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.
/Shqip.com