Lajme

Rama në Aeroportin e Vlorës, inspekton punimet bashkë me Pacollin: Vepër që do transformojë industrinë e turizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Punimet në Aeroportin e Vlorës janë duke vazhduar, të cilat parashihen të përfundojnë në prill të 2024.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli kanë shkruar për të parë nga afër punimet në këtë kantier.

Edi Rama e konsideroi Aeroportin si një vepër që do të transformojë industrinë e turizmit.

“Kjo vepër që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin”, tha kryeministri.

Pacolli, njeriu që qëndron pas ndërtimit të aeroportit u shpreh se ky aeroport do të jetë “i përkryer dhe me standardet më të larta”.

Rama gjithashtu i ka thënë Pacollit, se pavarësisht se ai ka ndërtuar “gjysmën e Kazakistani”, gjurmët e tij në histori do t’i lërë pikërisht me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

“O bacë ke ndërtuar gjysmën e Kazaksitait e nuk di se çfarë ke bërë tjetër nëpër ato stane, por këtu do e lësh gjurmën për historinë. Andej do thonë erdhi një shqiptarë, ndërsa këtu do thonë erdhi Behxhet Pacolli nga Prishtina që erdhi i bëri Vlorës aeroport”, iu drejtua Rama-Pacollit.

Ky investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë hap 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit./Shqip.com