Rama: Në 10 ditët e fundit të dhjetorit Prishtina ka pasur mbi 130 vizitorë
Publikuar:
(08.01.2024 18:42:57)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në dhjetë ditët e fundit të dhjetorit Prishtina ka pasur vizitorë të shumtë.
Përmes një shënimi në rrjetin social “Facebook” ai ka thënë se një pjesë e madhe e tyre u janë bashkuar festave që janë organizuar në kryeqytet.
Ai tha se numri i vizitorëve ka qenë mbi 130 mijë qytetarë.
“Mbi 130 mijë qytetarë, shumë prej tyre vizitorë nga vende të ndryshme, për vetëm 10 ditët e fundit të dhjetorit 2023, u bënë pjesë e festave në Prishtinë”.
I pari i kryeqytetit thotë se kjo pjesëmarrje tregon se Prishtina është e veçantë.
Postimi i tij i plotë:
/Shqip.com