Lajme

Rama me pensionistët: Pranë jush kur ekonomia na jep mundësi!

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me pensionistët, tha se bonusi i verës për ta, erdhi si rezultat i rritjes së të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës.

Rama deklaroi se qeveria do jetë pranë pensionistëve sa herë ekonomia i jep mundësi.

“Qeveria vendosi të japë një tjetër bonus për pensionistët. Vitin e shkuar u tha që po japim bonus për fushatë, nuk kemi fushatë këtë vit. Bonusi ka lidhje me vëmendjen që ju kemi premtuar se do kemi vijimsisht. Duke ju qëndruar prapë kur ekonomia na jep mundësi. Ka një komponent që nuk e kishim parashikuar, rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. Rritjen do ta keni ju. Edhe ata që u ankuan për rritjen e çmimit, kanë kontribuar për rritjen tuaj. E njëjta gjë për kapërcimin e parashikimeve për rritjen e të ardhurave në tërësi. Nuk janë vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kuzifuar. Dyfishuam ndihmën për personat me aftësi të kufizuar. Janë fëmijët me aftësi të veçanta, u mor vendimi, fillon zbatimi për të dyfishuar ndihmën. Është i parashikuar në çdo buxhet. Kemi pasur problemin e barrës së kujdestarëve për personat me aftësi të kufizuar, Këto do t’i paguajë shteti”, theksoi ai.

/Shqip.com