Rama me ekspertët në orët e vona, analizon testin e trafikut sot në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetarin Alban Zogaj kanë qëndruar deri në orët e vona të së shtunës në komunë.
Rama dhe Zogaj së bashku me disa eksperët të komunikacionit kanë qëndruar deri vonë duke analizuar testin e komunikacionit për ditën e shtunë.
Nënkryetari Zogaj ka publikuar një video ku shihet duke punuar së bashku me Ramën dhe espertët e tjerë për Task Forcën e Komunikacionit.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për dy ditët të shtunën dhe të dielën do të testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për automjetet.
Sipas të parit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njëra korësi do të jetë për vetura kurse korësia tjetër do të jetë për këmbësorët.
Gjatë ditës së shtune, prishtinasit u përballën me kolona të shtumta si shkak i këtij testi./Shqip.com