Rama mbledh Asamblenë e PS: U tejkaluan objektivat për anëtarësimet e reja, kush janë dy qëllimet e reja

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.
Rama tha se janë regjistruar 29 mijë e 225 anëtarësime të reja në parti.
“Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur cdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve.
Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike.
Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti.
Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata.
E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë. Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë”, tha Rama.
/Shqip.com