Rama mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Rama më pas do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Përderisa kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka refuzuar takimin me Ramën.
Rama nga Shkupi ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk do të takohet me Ramën pa u takuar fillimisht në kuadër të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.
Ai shtoi se nuk i ka kërkuar takim Kurtit dhe se sipas tij, Kurti ka refuzuar takimin paraprakisht, duke menduar se Rama më pas do i kërkonte takim.
Madje ai tha se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim për takim me Albin Kurtin, pavarësisht nënshkrimit te të gjitha marrëveshje ndërqeveritare.
/Shqip.com