Rama: Kodra e Trimave shumë shpejtë me një park të ri
Publikuar:
(14.11.2022 17:30:52)

Lagjia Kodra e Trimave shumë shpejtë do të bëhet me një park të ri.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Kodra e Trimave. Shumë shpejt me një park të ri rekreacioni, një ndër projektet e shumta në kuadër të rigjenerimit të kësaj lagjeje” ka shkruar Rama.

Po ashtu Rama ka publikuar edhe hapësirën se ku pritet të ndërtohet parku i ri në këtë lagje.
/Shqip.com