Lajme

Rama kërkon ndihmë nga komunat tjera për problemin me qentë endacak

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka reaguar pasi një qytetare e Prishtinës është sulmuar sot nga disa qenë endacak.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, i par i kryeqytetit është shprehur se është i vetëdijshëm për këtë problem dhe si komunë kanë marrë disa hapa konkret.

“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese.” ka thënë Rama.

Investimi i Komunës së Prishtinës për qentë endacak

Po ashtu i par i Prishtinës është shprehur se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë por që ky nuk është problem vetëm i Komunës së Prishtinës.

“Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë​ problem. 

Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera” është shprehur Rama./Shqip.com