Lajme

Rama: Kam takuar zyrtarin amerikan, por s’kam lidhje me hetimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, mblodhi pasditen e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në selinë e Partisë Socialiste. Takimi ka nisur rreth orës 17.00 të pasdites së sotme dhe ka zgjatur më pak së një orë. Jashtë për gazetarët foli kryeministri Edi Rama, i cili për asnjë moment nuk e tha se çfarë diskutoi me socialistët, por iu përgjigj pyetjeve lidhur me arrestimin e një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Pavarësisht kërkesës së kryedemokratit Sali Berisha, Rama tha se nuk ishte e nevojshme të ngrihet një Komision i Posaçëm Hetimor për të hetuar çështjen e takimit të tij me ish-zyrtarin e SHBA-së Charles McGonigal.

Takimin dhe arsyen, Rama tha se ai vetë nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-së! Sipas tij, opozita po e përdor për interesa të saj, pasi një hetim mbi këtë çështje e ka bërë drejtësia amerikane.

Po ashtu, ka folur edhe për “Personin A dhe B”, të identifikuar si Agron Nezaj dhe Dorian Duçka, duke treguar sesi është njohur me ta.

Lexo edhe:
Arrestohet miku i Ramës, ish-agjenti i FBI-së mori 225 mijë dollarë ryshfet, ndihmoi oligarkun rus

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me akuzat se ka korruptuar ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal për të ndikuar për të hapur hetimin mbi lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se drejtësia amerikane ka folur qartë për atë çfarë akuzohet ish-agjenti dhe se kjo gjë nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare. I pyetur për faktin që ka darkuar me ‘Personin A’ (Agron Nezaj), i cili në dosje del si njeriu që ka dorëzuar 225 mijë dollarë në duart e McGonigal, Rama tha se ai është ulur në tryeza në Strasburg e Shqipëri me persona non-grata, por që kjo nuk e vë nën akuzë.

Pse nuk ishte në dijeni ambasada amerikane?

Edi Rama: Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Janë zyrtarët që duhet t’i lajmërojnë ose jo.

Pse kryeministri shqiptar duhet të takojë një agjent të FBI në prani të njerëzve që nuk janë pjesë e qeverisë?

Kam takuar një zyrtar të lartë të FBI, do takoja çdo zyrtar sa herë që të më jepej mundësia, unë kam takuar edhe Presidentin e SHBA-ve dhe fakti që ai mund të vihet nën hetim, nuk ka lidhje me mua. Por jetojmë në një pjesë të botës ku merremi me kë takove pse takove. Por jo se cfcraë fole e çfarë të tha. Kam bërë shumë mirë që e kam takuar.

Prania e njerëzve të tjerë…

Kjo është absurde, Më vjen keq për ju sepse jeni pjesë e ndërmarrjejeve që përfaqësoni dhe ju kuptoj…

Jo ne nuk po…Ne lexojmë aktpadinë ku ju përmendeni, nuk po e shpikim këtë gjë

Të lutem të dhashë përgjigje. Në akt padinë nuk ka asgjë që lidhet me mua përveçse u takua këtu apo atje

Ka informacione që kanë dalë nga zyra juaj

Takimet janë shoqëruar dhe me fatura

Në çfarë gjuhe e lexuat? Mësoni më mirë anglisht. Jo se s’kam unë asnjë shqetësim për këtë çështje, por drejtësia amerikane që ka ngritur akuzë për konflikt interesi për marrjen e një borxhi nga një shok nga Tropoja, që jeton bashkë me të. 

Që ka darkuar me ju

Unë kam darkuar dhe me një person non-grata këtu në Shqipëri, kam takuar edhe në Strasburg me një person të shpallur non-grata. Çfarë do të thotë kjo.

Do lejoni ngritjen e një komisioni hetimor?

Për çfarë? Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane. Do hetohen fantazitë e shfrenuara.

Të hetohet nëse ka pasur gisht maxhoranca në hetimin për lobimin e Opozitës

Ka një gjykatë në Amerikë, nëse ju mendoni se kjo kontestohet nga foltorja, është zgjedhja juaj, unë nuk kam asnjë polemikë për të bërë. Unë u them njerëzve, kjo është pasqyra e të vërtetës. Njerëzit zgjedhin. Njerëzit zgjedhin edhe të besojnë që një oligark rus ka ardhur në Karavasta për të bërë fitime me shegë e luleshtrydhe. 

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. //Dosja.al

/Shqip.com