Lajme

Rama: Hapim dyert e PS për prurjet e reja, deri në qershor 50 mijë anëtarësime

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtues të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste është një fazë të riorganizimit, siç është rienergjizimi i saj duke hapur dyert për prurjet e reja.

Ai tha për mediat se do të vijojë puna për hapjen e partisë, për anëtarësimet e reja.

Rama shtoi se objektivi i PS është anëtarësimi deri në 50 mijë anëtarë deri në qershor.

Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja.

Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me çfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm.

Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maji është gatishmëria për të qenë anëtar të BE”.

/Shqip.com