Rama flet shqip në Beograd: Do qëndrojmë së bashku apo duke i vënë flakën njërit-tjetrit?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit.
Në fjalinë e tij në këtë ceremoni, Rama zgjodhi të flas shqip dhe nuk e lexon atë se çfarë ia ka shkruar ekipi i tij.
“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend”.
Tutje, Rama tha se janë duke bërë përpjekje që të bëjnë këtë lagje më të gëzueshme, jetueshme dhe paqësore.
“Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Evropës. Duke bërë përpjekje që ta bëjmë këtë lagje më të gëzueshme, më të jetueshme, më paqësore për të gjithë njerëzit tanë apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri-tjetrit dhe duke i vënë flakën njëri-tjetrit siç kemi bërë shumë e shumë vite”.
Rama u shpreh se “Open Balkan” duhet çuar përpara pasi është një nismë për njerëzit dhe për të gjithë ato që ofrojnë shërbime dhe që prodhojnë.
Ai kishte edhe një pyetje duke pyetur nëse dëshirojnë që të bëjnë këtë lagje të Evropës më të jetueshme apo duke hedhur gurë dhe tjegulla mbi njëri tjetrin?
“Vendosa të mos e përdor fjalën që më kanë shkruar sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në Epokën e Bronzit, unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur kohë duke i treguar njëri tjetrit kush ka qenë i pari. Por një gjë e kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Vendet tona janë këtu për të qëndruar vite e shekuj pas nesh dhe zgjedhja jonë është si të qëndrojmë këtu së bashku në të njëjtën lagje të Europës dhe ta bëjmë më të jetueshme apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njërit-tjetrit, apo duke i vënë flakën njëri-tjetrit”, tha Rama.
Ndryshe në këtë panair është duke qëndruar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq./SHQIP.com